Connect with us

Lajme

Manastirliu: Edhe shtatori muaji i hapur për vaksinim masiv (VIDEO)

Publikuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se shtatori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv, duke apeluar qytetarët ta shfrytëzojnë sa më parë këtë mundësi, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.

“Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme”, ka apeluar Manastirliu.

Duke folur për situatën epidemiologjike në vend, Manastirliu tha:

Në video-mesazhin e saj, Manastirliu ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të përballuar ardhjen e një tjetër vale të koronavirusit.

“Në planin tonë të përballjes me Covid, sipas skenarëve të hartuar nga ekspertët tanë, kemi parashikuar të gjitha masat dhe ndërhyrjet, për t’iu përgjigjur me kapacitete të fuqizuara, në të gjitha nivelet e sistemit tonë shëndetësor situatës dinamike të epidemisë së Covid19. Jemi përgatitur të shtojmë stafet në shërbim të testimit dhe vaksinimit, si edhe të trajtimit të pacientëve që do të kenë nevojë për kujdes mjekësor. Në Institutin e Shëndetit Publik po rrisim kapacitetet e testimit me aparatura të reja laboratorike. Flota e autoambulancave të Urgjencës Kombëtare do të shtohet sërish me 20 autoambulanca të reja, për t’iu përgjigjur edhe më shpejt, edhe më mirë, flukseve potenciale në muajt e ardhshëm”, tha Manastirliu, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina antocovid. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

NA NDIQ NË FACEBOOK