Lajme
LISTA/ Kush janë tetë të besuarit e PD-së në komisione?

Partia Demokratike ka përzgjedhur tetë emra për t’ju besuar postet në Komisione. Prurja e re e selisë blu, Agron Gjekmarkaj është pozicionuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, raporton Dojsa.al
Jorida Tabaku është vendosur të përfaqësojë PD-në në Komisionin për Integrimin Europian, kurse Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të ketë Albana Vokshin. Në Komisionet e tjera do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Helidon Bushati e Tomorr Alizoti. Flamur Nokës i është besuar Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Ndarja e deputetëve në 8 komisone:
Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti



















