Connect with us

Lajme

Lënia e mandatit të deputetit, si nisi përplasja e Mark Markut me Bashën që në Kuvendin Kombëtar të PD

Publikuar

më

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga konstituimi i parlamentit të ri, Mark Marku njoftoi të premten se nuk do të jetë deputet i Kuvendit dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Dorëheqja e tij e papritur, erdhi pas përplasjes së fortë që ai kishte me liderin e PD, Lulzim Basha.

Teksa argumenton dorëheqjen e tij, Mark Marku shkruan se “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

Sipas Markut, PD është shndërruar në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

“Unë mendoj dhe propozoj (siç e kam propozuar edhe në kuvendin e fundit kombëtar, por edhe vite më parë kur isha deputet i kësaj partie) fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse.

Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha.

Kam vepruar siç veprova kur isha student në ‘90-ën, siç kam vepruar në dhjetëra raste të angazhimit tim publik, por këtë radhë mendova dhe ende vazhdoj të mendoj kështu, se largimi i Ramës nga pushteti ishte një kusht themelor për ta nxjerrë vendin nga qeverisja më e keqe që ka njohur historia e vendit pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës.

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.”, shkruan Marku.

Gjithsesi, krisja e Markut me Lulzim Bashën ndodhi një muaj më parë në Kuvendin Kombëtar të PD.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në pikë kritike.

“PD është në pikën më kritike të saj, pavarësisht këtij rezultati më të avancuar seç kemi qenë më përpara. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmëri të lartë për fatin e demokracisë shqiptare. Shoqëria shqiptare ka pritshmëri tjetër nga ajo që po bëjmë ne sot, nga PD dhe lidershipi i saj”, u shpreh Marku.

Kush e merr mandatin?

Në bazë të kodit zgjedhor, mandati i Mark Markut i kalon Elda Hotit, si më e votuara jashtë listës fituese.

Aktualisht në Lezhë PD ka deputet Agron Gjekmarkajn, Kastriot Pirolin dhe Lindita Metaliajn.

Shqipëri21 minutes ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme1 hour ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni2 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri3 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme4 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni5 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri6 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme7 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni8 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme10 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni11 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

NA NDIQ NË FACEBOOK