Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Nga 16 gushti ndalohet organizimi i dasmava në hapsira të brendshme, vaksinimi i detyrueshëm për hyje në çdo objekt

Publikuar

Pas rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, sot Qeveria në Shkup ka sjellur disa vendime për të parandaluar siç thonë valën e tretë të pandemisë, raporton ZYRTARE.net

Sipas njoftimit që ka shpërndarë para pak minutash kryeministri, Zoran Zaev njoftohet se nga 16 gushti ndalohet puna dhe organizimi i të gjitha ngjarjeve në hapsira të brendshme në të gjitha objektet gastronomike, përfshirë edhe ahengjet.

Nga 16 gushti do të aplikohet vërtetim i detyrueshëm për kryerje të imunizimit, së paku dozën e parë të marrjes së vaksinës, në hyrje të çdo objekti, përfshirë objektet e hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, si dhe për çdo ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, konferenca, ngjarje kulturore apo sportive)./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK