Kosovë
Kosovë/ Arrestohet Dardan Krivaqa i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i PK-së.
“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha major Mehmet Hajdini.
Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.
Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.
Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes./reporteri.net/


















