Connect with us

Lajme

Kosova e Shqipëria i mirëpresin afganët (VIDEO)

Publikuar

Ka një muaj, qe qeveria kosovare po merret me punët loligjistike dhe ato të sigurisë, për pranimin e përkohshëm të shtetasve afganë, që kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane.

Por, kjo u bë e ditur nga ekzekutivi në Prishtinë tek këtë të diele, dhe atë një ditë pasi agjencia Reuters e nxori lajmin për negociatat midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive në Prishtinë e Tiranë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka bërë të ditur shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Po të dielën, për këtë çështje foli edhe presidentja, Vjosa Osmani e cila konfirmoi të ketë pranuar kërkesën e homologut amerikan, Xho Bajden, qysh më 16 korrik nëpërmjet ambasadorit, Plihip Kosnett, dhe t’i jet përgjigjur asaj pozitivisht, sikundër edhe në kushtin që e tëra të mbetet konfidenciale.

Por edhe presidentja edhe qeveria kosovare, reaguan tek pasi u deklarua kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, i cili krahas konfirmimin për kërkesën e pranuar, tha se edhe Kosova duhet të përgjigjet pozitivisht, meqë këtë e ka obligim ndaj Amerikës.

Ndërkohë, bëri me dije se ishte ai që hapi këtë temë në qershor të këtij viti.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK