Connect with us

Shëndetësi

Komunat kërkojnë kompetenca për vaksinim (VIDEO)

Publikuar

Kryetarët e komunave të Kosovës po kërkojnë nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, të marrin kompetenca që me mjete vetanake të krijojnë mundësitë për imunizim të banorëve të tyre.

Ata shfaqën gatishmërinë që t’i lejohet që të kontraktojnë apo financojnë kapacitete shëndetësore që të vaksinojnë popullatën si dhe të lëshojnë në dispozicion hapësira që do të mund të shfrytëzohen si qendra vaksinimi.

Por duket se kjo kërkesë nuk do të miratohet nga i pari i dikasterit të shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky i fundit tha se për shkak të logjistikës dhe të sistemit E-Kosova vaksinimi po bëhet në bashkëpunim me ministrinë.

The post Komunat kërkojnë kompetenca për vaksinim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK