Në këtë seancë, që do të zhvillohet në Qendrën Sportive Kamëz, do të jenë prezent 21 lojtarë, të cilët do të vihen në urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit të tij. Qëllimi i kësaj seance, që është e dyta brenda pak javë për 17-vjeçarët, është për të monitoruar gjendjen e grupin e lojtarëve që luajnë në Shqipëri dhe për konsoliduar vazhdimisht ekipin kuqezi.
Siç është bërë e ditur, ekipi Kombëtar U-17 është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të Europianit dhe është shortuar në një grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, me këta të fundit që janë dhe organizatorët e turneut.
Skuadra do të zhvillojë në muajin shtator dhe dy ndeshje vëllazërore me bashkëmoshatarët e tyre të Kosovës, që do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar ide më të qarta rreth grupit, në prag të ndeshjeve kualifikuese.
























