Connect with us

Bota

Kishte dalë shëtitje me të dashurin! 20 vjeçaren italiane e “hanë” qentë endacak, humb jetën

Publikuar

Një vajzë 20-vjeçare vdiq këtë pasdite në zonën e Catanzaros në Itali pasi u sulmua nga një tufë qensh endacakë.

Gruaja e re, Simona Cavallaro, ishte në shoqërinë e të dashurit të saj në një zonë të pyllëzuar në Satriano kur u sulmua nga qentë.

Sipas mediave italiane, ajo u sulmua nga një tufë qensh endacak dhe humbi jetën dje nga plagët e marra pas sulmit.

Ajo u dërgua menjëherë në spital ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.

NA NDIQ NË FACEBOOK