Connect with us

Shëndetësi

Këto janë masat anti-COVID që hyjnë nesër në fuqi

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Sipas masave, ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura, pjesëmarrja në grumbullime, festivale apo ngjarje sportive lejohet vetëm nëse jeni të vaksinuar, keni test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë apo nëse keni kaluar COVIDIN në periudhën e fundit 6 mujore.

Gastronomisë iu është shkurtuar orari deri në orën 22:30m njofton Klankosova.tv.

Mjetet e transportit rrugor lejohen të bartin udhëtarët me kapacitet të plotë, por me kusht që secili të bartë maskë.

Prania në stadiume, salla të sportit apo stadium lejohen vetëm deri në 15 përqind të kapacitetit.

Dasmat, ahengjet dhe mbrëmjet e maturave gjithashtu janë anuluar tërësisht.

 

“Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është shëruar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

 

 

The post Këto janë masat anti-COVID që hyjnë nesër në fuqi appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK