Connect with us

Religjion

Kështu më ka mësuar jeta

Publikuar

Njëherë e kishin pyetur një njeri plak:

“Çka ke mësuar nga jeta që ka kaluar?”

Ai ishte përgjigjur:

»Kam mësuar se jeta e kësaj bote është huazim dhe borxh;

Kam mësuar se madhlumi, atij që i është bërë padrejtësi, herët a vonë do të triumfojë;

Kam mësuar se shigjetat e agimit kurrë nuk gabojnë;

Kam mësuar se derisa ne jemi të pakujdesshëm dhe indiferent, jeta e njeriut në çdo çast mund të përfundojë;

Kam mësuar se fjala e mirë, fytyra e qeshur dhe bujaria janë kryegjëja e moralit të bukur;

Kam mësuar se njeriu më i pasur në botë, është ai i cili e ka shëndetin dhe sigurinë;

Kam mësuar se ai që mbjell hudhër nuk mund të korrë borzilok aromatik;

Kam mësuar se jeta përfundon, kurse preokupimi me këtë botë nuk përfundon;

Kam mësuar se ai që dëshiron që njerëzit ta dëgjojnë, edhe ai ata duhet t’i dëgjojë;

Kam mësuar se personi që shet shumë mend dhe filozofon (shpesh thotë, unë, unë), ai përbrenda është bosh;

Kam mësuar se ajo që është prej ari mbetet ar, kurse ajo që është nga ndonjë material apo metal tjetër ndryshon dhe ndryshkët;

Kam mësuar se të gjithë ata që janë varrosur në varre kanë qenë të zënë, kanë pasur afate të caktuara dhe shumë plane dhe qëllime, por që nuk i kanë realizuar;

Kam mësuar se të gjithë ne po përgatisim për vete shtrat të rehatshëm dhe po përdorim pajisje për freskim që të kënaqemi në “vdekjen e vogël”, dmth. në gjumë dhe ëndrra, por a po përgatitemi dhe me vepra të mira a po i bëjmë të rehatshme varret tona që të kënaqemi në „vdekjen e madhe“ të vërtetë.”

E kam dëgjuar një të devotshëm duke thënë:

„Unë jam i befasuar me njerëzit të cilët e paralajmërojnë njëri-tjetrin për ndonjë lloj të caktuar të ushqimit nga frika e sëmundjes, në vend se ta paralajmërojnë njëri-tjetrin për mëkatet nga frika e zjarrit të xhehenemit!“«

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK