Connect with us

Shëndetësi

Këshilla shëndetësore për diabetikët: Si të menaxhohet niveli i sheqerit në gjak

Published

on

Ka shumë informacion në dispozicion se si mund të menaxhohet niveli i sheqerit në gjak.

Për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjet e duhura, dietologia Mansi Padechia ka disa këshilla, e cila tha se rregullimet e thjeshta të stilit të jetesës mund të ndihmojnë shumë në frenimin e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak.

“A jeni ngatërruar me shumë informacione mbi diabetin? Ja çfarë ju duhet bërë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Ecni për 15 minuta pas ngrënies. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për menaxhimin e nivelit të sheqerit. Trupi juaj thith shumicën e sheqerit në këtë kohë, dhe kështu lëvizja ndihmon, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Hani fillimisht ushqim me proteina. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur dhe do të zvogëloni marrjen e karbohidrateve, që do të thotë më pak rritje të sheqerit.

Përfshini ushqime që ndihmojnë në menaxhimin e diabetit. Ushqimet e shëndetshme përfshijnë, fasulen, bajamet, spinaqin, mollën, çajin kamomil etj.

The post Këshilla shëndetësore për diabetikët: Si të menaxhohet niveli i sheqerit në gjak appeared first on Klan Kosova.