Connect with us

Lajme

Keni rezervuar udhëtim drejt Italisë? Jepet njoftimi i rëndësishëm

Publikuar

më

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar pasagjerët që kanë rezervuar lundrime drejt Italisë se nuk do të ketë nisje drejt Ankonës deri në një njoftim të dytë.

Arsyeja është se mungon trageti i linjave GNV dhe Adria Ferries, për shkak të defektit të pësuar në Itali. Ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari do vijojnë me lundrimet normalisht në këto orare:

Trageti “Rigel III”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00

Trageti “AF Marina”, Agjencia Adria Ferries/GNV ora e nisjes nga Porti i Durrësit 13.00

Trageti “Rigel II”, AGJENCIA Ventouris/Duni, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23:59

Për sa i përket lundrimeve të mbrëmjes me linjat Adria Ferries dhe GNV, oraret reja të nisjes janë si vijon:

Trageti “SAGA”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59

Trageti “AF Claudia”, Agjencia Adria Ferries, ora e nisjes nga Porti i Durrësit 23.59

“Me qëllim shmangien e radhëve apo mbingarkesës në qarkullim brenda territorit të Portit, Check-ini për këto dy lundrime do të mundësohet sot duke nisur nga ora 13:00.

Ftojmë udhëtarët të kontaktojnë për çdo paqartësi me agjencitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit, si dhe në linjën tonë të GJELBËR 0800 73 74 në funksion 24 h.

Gjithashtu rikujtojmë udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve për detyrimin e tyre të respektojnë protokollet anti-Covid, distancat e sigurisë dhe mbajtjen e maskave në ambientet e Portit dhe në bord të anijeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Administrata Detare Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe @Autoriteti Portual Durrës po marrin masa që Operatorët e Trageteve të normalizojnë kalendarin e lundrimeve drejt Italisë përfshirë mundësinë për të siguruar zëvendësim apo shtesë anijesh, duke respektuar të drejtën e pasagjerëve për rimbursim në rast anullimesh sipas legjislacionit dhe standarteve të transportit detar.

Për efekt të situatës dinamike në këtë sezon të ngarkuar lundrimesh, do të vijojmë të informojmë qytetarët dhe përdoruesit e Portit për çdo përditësim në orët dhe ditët në vijim.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!” thuhet në njoftim.

Lajme42 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK