Connect with us

Sport

Juventus do të bëjë një përpjekje të fundit për Pjanic

Publikuar

Juventusi është duke shikuar ende që të përforcohet në mesfushë dhe si opsion kryesor e ka Miralem Pjanic.

Boshnjaku nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman dhe dëshira e tij është të kthehet në Serie A.

Juventusi dëshiron ta transferojë në huazim, duke i paguar atij gjysmën e pagës së tij aktuale, shkruan sport.es, transmeton Klankosova.tv.

Pjanic tashmë ka rënë dakord me “Zonjën e Vjetër” për ta zvogëluar pagën, në mënyrë që të kthehet në Torino.

Boshnjaku nuk ka luajtur në asnjërën prej tri ndeshjeve në LaLiga.

Ndryshe afati kalimtar do të mbyllet pas dy ditëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK