Lajme
Java e ardhshme e nxehtë për partitë, do të njoftohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Java e ardhshme pritet të jetë e nxehtë për partitë politike në Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse kanë mbetur edhe disa javë deri në afatin përfundimtar për dorëzimin e listave zyrtare në KSHZ, siç mëson ZYRTARE.net, blloku politik opozitar VMRO-DPMNE por edhe opozita shqiptare pritet ti shpallin emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
LSDM tashmë ka bërë të ditur emrat e kandidatëve në shumicën e komunave, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe partneri i saj i koalicionit BDI.
Nga VMRO DPMNE kanë bërë të ditur vetëm disa emra, kurse për pjesën më të madhe të komunave pritet ti njoftoj gjatë javës së ardhshme.
Nga koalicioni opozitar ASH-AA kanë qenë të heshtur gjatë gjithë kësaj periudhe. Shkurt kanë njoftuar se po punojnë në gjetjen e kandidatëve më të mirë dhe sipas të gjitha gjasave edhe nga ky bllok koalicionues pritet ti njoftojnë emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 17 tetorit./ZYRTARE.net/
















