Lajme
Ja në cilat vende zjarret janë akoma aktive

Në rajonin e Komunës Nagoriçan i Vjetër mbetet aktiv zjarri afër Drenakut, në terren vështirë të kapshëm, informoi sot shefi I njësisë zjarrfikëse, Dalibor Trajkovski. Atje, siç informojnë nga QRMK Kumanovë po veprojnë edhe zjarrfikësit, të punësuarit në ekonominë pyjore të cilët akoma janë në terren.
Kompetentët presin që zjarri në pjesën malore të shuhet me mbështetje nga helikopterët.
Në Kumanovë është aktiv zjarri afër Lipecit, afër Murgashit, informoi sot shefi I njësisë territorial zjarrfikëse Kumanovë, Dejan Ilievski. Edhe për momentin zjarrfikësit janë duke intervenuar.
















