Connect with us

Lajme

Ja kush zgjidhet shef shtabi i BDI-së në Komunën e Zhelinës

Publikuar

Bashkimi Demokratik për Integrim është mobilizuar edhe kësaj radhe për fitoren në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, informon Tetovasot.

Kjo parti poashtu është fokusuar edhe në rikthimin e komunave që i kishte në administrim më herët dhe këtu nuk bën përjashtim edhe Komuna e Zhelinës që u humb për pak vota në zgjedhjet e fundit.

Në vijë të këtyre zhvillimeve, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim-Dega Zhelinë, mbajti mbledhjen e rradhës për të zgjedhur shefin e shtabit komunal për zgjedhjet e ardhëshme lokale përcjellë Tetovasot . Në këtë drejtim, me vota unanime u vendos që z.Xhenait Nafiu të udhëheq me shtabin komunal në këto zgjedhje!

Ndryshe në anketat e fundit të agjencive të vendit dhe ata ndërkombëtare flasin se Fatmir Izairi fiton bindshëm në Zhelinë pasi njihet si i vetmi kryetar i cili ka mundësuar që zona ekonomike e Zhelinës të ketë më shumë fabrika dhe më shumë të punësuar në të gjitha komunat tjera në Maqedoninë e Veriut.