Lajme
IN7.tv: Kabineti qeveritar harron obligimet, aktivizohet në fushatë

Edhe pse akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit, i gjithë kabineti qeveritar është aktivizuar në terren duke bërë fushatë zgjedhore, duke promovuar projektet të mëhershme që financohen nga programi i TAV për mbështetje të projekteve infrastrukturore, shkruan in7.
Tashmë për disa ditë më rradhë, ministrat e BDI-së por edhe ata të LSDM-së shihen teksa po bëjnë aktivitete propaganduese nëpër komuna duke promovuar projekte siç janë rrjete ujësjllësish, kanalizime, rrugica të reja e kështu me rradhë.
Në këto aktivitetet ajo që është për tu theksuar është se të gjithë ministrat po shfrytëzojnë resurset e ministrive përkatëse, gjë që është në kundërshtim me kodin zgjedhor që ndalon çdo aktivitet promovues të pushtetit qëndror apo lokal me shpalljen e zgjedhjeve. Në këtë drejtim pritet të inicoj procedurë hetimore edhe Komisioni për anti korrupsion.
Aktivitetet në fjalë proklamohen në mënyrë masive nga mediat e afërta të qeverisë./IN7.TV/


















