Connect with us

Religjion

Imami Ahmed Kalaj denoncon një person që tallej me simbolet fetare

Publikuar

Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja ka denoncuar publikisht në rrjetin e tij social Facebook një person që ka shpërndarë disa video ku bën tallje me simbolet e fesë islame në këtë rast.

DENONCIM PUBLIK!!!
Denoncoj publikisht personin edhe lokalin në fjalë; për tallje me simbolet e fesë.
Për nxitje të urrejtjes fetare.
Për diskriminim publik të fesë islame.
Për nxitje të islamofobisë në ambientet publike.
I bëj thirrje edhe shpresojmë në një reagim të menjehershëm të organeve kopetente;
1- Policia e Shtetit.
2- Prokuroria.
3- Anti-Terrori.
4- Institucionet Fetare & Ndërfetare.
Lutje për të gjithë qytetarët edhe rininë për bojkot masiv të këtij lokali ku pronarët lejojnë talljen me fenë.
Lutemi që dikush mos ta përdorë këtë ngjarje të fëlliqur si një arsye e një reagimi jo fetar apo jo qytetar i cili do të dëmtojë shumë më shumë imazhin e Islamit se sa vetë kjo poshtërsi.
Reagimi ynë duhet të jetë sa më qytetar edhe duke denocuar në institucionet përkatëse.
Feja Islame smund të bëhet pis nga llumi, sepse ajo është e kthjellët si vetë lumi.

NA NDIQ NË FACEBOOK