Connect with us

Tech & Auto

Hakerët vjedhin kriptomonedha me vlerë 100 milionë dollarë në Japoni

Published

on

Këmbimorja kryesor japonez i kriptomonedhës ”Liquid” është sulmuar nga hakerat, me gati 100 milion dollarë që vlerësohet të jenë vjedhur.

Kompania njoftoi se disa nga kuletat e saj të monedhës digjiitale janë “komprometuar”.

Kjo është vjedhja e dytë e madhe e kriptovalutave që ka ndodhur ditët e fundit.

Javën e kaluar, platforma digjitale ”Poly Netëork” ishte në qendër të një grabitjeje prej 600 milionë dollarësh, raporton BBC.

“Na vjen keq të njoftojmë se kuletat e nxehtë digjitale #LiquidGlobal u komprometuan, ne po i transferojmë pasuritë në portofolin e ftohtë,” tha kompania në Tëitter.

Të ashtuquajturat kuleta digjitale “të ngrohta” ose “të nxehta” zakonisht bazohen në internet dhe janë krijuar për t’i lejuar përdoruesit të kenë qasje më lehtë në kriptovalutat e tyre, ndërsa kuletat “e ftohta” janë jashtë linje dhe më të vështira për t’u qasur dhe për këtë arsye zakonisht janë më të sigurta.

Firma analitike ”Blockchain Elliptic” tha se analiza e saj tregoi se ishin marrë rreth 97 milion dollarë në kriptomonedha, me valuta si Bitcoin dhe Ethereum në mesin e valutave të vjedhura.

Liquid ka thënë se po gjurmonte lëvizjen e kriptovalutave të vjedhura dhe po punonte me shkëmbime të tjera për të ngrirë dhe rimarrë pasuritë.

E themeluar në vitin 2014, Liquid operon në mbi 100 vende dhe i shërben miliona klientëve në të gjithë botën, përcjell Klankosova.tv.

 

 

.