Sport
Gol dhe asist, futbollisti shqiptar vazhdon shkëlqimin në Francë

Elbasan Rashani vazhdon të shkëlqejë në Francë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Clermont në Ligue 1.
Pasi i dha 1 pikë skuadrës së tij me dopietën e shënuar pak ditë më patë ndaj Lyon, ditën e sotme mesfushori ka qenë përsëri protagonist për skuadrën e tij, në barazimin 2-2 ndaj Metz.
Rashani ka qenë protagonist në të dy golat e shënuar nga skuadra e tij. Fillimisht dha asist në minutën e 35-të, në golin e shënuar nga Bayo. Ndërsa në minutën e 58-të, ishte pikërisht Rashani që gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti të marrë nga Bayo këtë herë.
Pas 4 javëve të para, Clermont i ka surprizuar të gjithë, teksa renditen në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluara.





















