Lajme
Gjashtëvjeçari goditet nga vetura në Shëngjin, gjendja e tij e rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në qendër të Shëngjinit.
Sipas policisë, një makinë ka përplasur një fëmijë 6 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.
I mituri është dërguar në spital dhe mësohet se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe shoferi i makinës është arrestuar.
Njoftimi i Policisë Lezhë:
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan
.




















