Lajme
Gjak e trupa të pajetë/ Me sharrë elektrike, momenti kur nxirren viktimat nga furgoni në greminë (VIDEO)

Këto janë pamje të rënda që tregojnë momentin kur punonjësit nxjerrin trupat e pajetë nga furgoni, që ra mbi 50 metra në greminë.
Mjeti shihet se është mbuluar nga gjaku, ndërsa raportohet se kanë vdekur të gjithë personat që ndodheshin brenda.
Sipas raportimeve të para të policisë dyshohet furgoni, për të shmangur përplasjen me fuoristradën tip “Land Rover”, ka devijuar dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.
Po ndërhyhet me sharrë elektrike për thyerjen e dyerve të furgonit, për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar.

















