Connect with us

Lajme

Futi 10 sirianë në “Range Rover”, 50 euro për kokë! I prishet biznesi me klandestinë 29-vjeçarit nga Peqini (Emri)

Publikuar

Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar një 29-vjeçar nga Peqini pasi merrej me kalimin e paligjshëm të klandestinëve në kufi.

Mësohet se shtetasi Shpëtim Memolla u kap duke transportuar me një mjet tip “Range Rover”, 10 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 50 euro për person.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 29-vjeçari që ushtronte këtë aktivitet kriminal. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

Shpëtim Memolla, 29 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke transportuar me një mjet tip “Range Rover”, 10 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 50 euro për person, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip “Range Rover”, një aparat celular dhe një sasi parash, njofton policia.