Lajme
Frymëzim Dauti vazhdon akuzat ndaj Menduh Thaçit: Është i sëmurë

Nenkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Frymëzim Dauti ka vazhduar me akuza në adresë të Menduh Thaçit, njofton News33.
Në një prononcim ekskluziv për News33, Dauti ka deklaruar se Menduh Thaçi është shembull për keq menaxhim. E akuzon kreun PDSH-së për shkatrim të partisë.
Thotë se Menduh Thaçi është i padëshiruar në Gostivar, Strugë, Kumanovë, Dibër e Kërçovë.
Dauti shkon edhe më tutje duke thënë se Thaçi është i sëmurë mental.
Foli edhe për reagimin e PDSH-së dhe shkarkimin nga posti i drejtorit. Tregon punët e realizuara brenda dy vitesh.
Ndryshe, Frymëzim Dauti është nënkryetar i PDSH-së dhe zyrtarisht kandidat për kreun e komunës së Gostivarit./News33/
















