Lajme
Flakët po rrezikojnë disa shtëpi në Fushë-Arrëz të Shkodrës

Zjarri që ka përfshirë Qafë Malin, në Fushë Arrëz të Shkodrës po rrezikon disa shtëpi. Flakët kanë nisur në fshatin Srriqe ndërsa tani po u afrohet banesave në fshatin Armiraj.
Nga ajri po operon helikopteri holandez, ndërsa nga toka po punojnë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjës të njësisë administrative dhe shërbimit pyjor, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, shkruan TopChannel, përcjell Klankosova.tv
Ndërkaq në shumë vende të tjera shqiptare ende ka vatra aktive të zjarrit, cilat po lokalizohen nga njësitet e zjarrfikësve.
.



















