Connect with us

Lajme

Festa e birrës ndan socialistët, Braçe kundër Ballës: Flakën do e shihni për dhjetë ditë!

Publikuar

më

Pak ditë më parë, Taulant Balla i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e festës së birrës, ndërsa mbante një gotë në dorë.

“Ky është viti i parë që jam këtu, por tani e kuptoj çfarë kam humbur, kështu që nuk do të mungoj më asnjëherë. Të gjithë duhet të marrin shembull nga gëzimi këtu, sepse është një festë që i bën bashkë të gjithë. Mund ta organizojmë këtë festë edhe në qytete të tjera”, tha Balla.

Vetë Bashkia e Korçës që drejtohet nga një socialist i njohur ndryshe si “Raqka”, me ndihmën e qeverisë ka ftuar këngëtarin me famë botërore Goran Bregoviçin për të kënaqur qytetarët që bëhen pjesë e festës.

Por zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka një qasje tjetër, ndryshe nga Taulant Balla dhe ndryshe nga “Raqka”.

Në masivitetin e festës në Korçë, Braçe sheh përhapjen e infeksionit nga COVID-19 duke paralajmëruar të gjithë pjesëmarrësit për atë që i pret.

“E ndezët Korçën, por flakën do t’ia shihni pas 10 ditësh”.

“Por pa vaksinuar grumbullime të tilla e ndezin, i vënë flakën dhe nuk e shuajnë dot! Janë papërgjegjshmëri edhe pse është vere, edhe pse është koha për të pushuar e gëzuar. Ekuilibri në liri mes infektimit, nevojës, punës, argëtimit që na solli shkëlqyeshëm deri në nisje të verës, duket se ka lëvizur për keq, ndaj edhe numri i të infektuarve po rritet”,ka shkruar Braçe./lapsi.al/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK