Connect with us

Lajme

Edi Rama viziton afganët e strehuar në Durrës, u dërgon edhe dhurata fëmijëve (VIDEO)

Publikuar

Sot në orët e para të mëngjesit kanë ardhura afganët e parë në Shqipëri.

121 fëmijë e gra afgan janë strehuar në qytetin e Durrësit, të cilët i vizitoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai shfrytëzoi rastin që t’u uronte mirëseardhje dhe të dëgjonte rrëfimet e tyre.

“Përpiqemi të bëjmë më të mirën, kemi qenë në këtë pozitë, e dimë se çfarë është”, u shpreh Rama para tyre.

Ndërsa, një grua afgane e falenderoi Ramën për pritjen që u është bërë atyre, përcjell Klankosova.tv.

“Me shumë vështirësi, por ia dolëm, dua t’iu falenderoi për mikëpritjen dhe bujarinë që keni dëshmuar për afganët në përgjithsë dhe grupin tonë në veçanti”, tha ajo.

Ajo në emër të grupit u shpreh e kënaqur me vendin ku po qëndrojnë, me pritjen dhe me trajtimin që po u bëhet aty.

“Nuk ka qenë e lëhtë, ende duket si një makth nga i cili do të zgjohemi dhe gjërat do të jenë ndryshe, por realiteti është ky që është fatkeqësisht, duket si të vish nga ferri në parajsë”, shtoi ajo.

Rama shfrytëzoi këtë vizitë që t’u dërgonte dhurata të ndryshme fëmijëve afganë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK