Connect with us

Lajme

Ecuria e shuarjes së zjarrit mbrëmë në Kukës (VIDEO)

Publikuar

Zjarret e së hënës kanë djegur shumicën e gjelbërimit mbi tunelin e Kalimashit.

Zjarrfikësit e ushtarët shqiptarë u munduan t’i lokalizojnë ato me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Në asistencë pasditen e së hënës u kanë shkuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës e zjarrfikës kosovarë. Prefekti i kësaj zone ka thënë se tereni është shumë i vështirë për të intervenuar.

Në vizitë këtyre fshatrave të Kukësit u erdhi presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili pa nga afër zhvillimet aty, duke thënë se nuk ka nevojë për panik.

Po ashtu Meta falënderoi gatishmërinë e Kosovës për t’u dalë në ndihmë.

NA NDIQ NË FACEBOOK