Connect with us

Kosovë

E tmerrshme çfarë thotë zyrtari nga Shqipëria, i quan primitive reagimet për Bregoviqin

Publikuar

Blendi Gonxhe, i cili mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor në Tiranë, i ka quajtur primitive reagimet që po vijnë nga Kosova e Shqipëria, lidhur me performancën që artisti serb Goran Bregoviq pritet ta ketë në festivalin e birrës në Korçë.

Duke i uruar mirëseardhje këngëtarit serb, ai ka pyetur se prej kur të jesh sllav është krim.

“Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit?”, shkruan ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D’Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros.

Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese. Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t’a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm – origjinën!

Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit?

Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!

Lajme10 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni52 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK