Lajme
E pazakontë në Gostivar: Pacienti i infektuar kapet nga kamera duke ikur nga Klinika Infektive

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gostivar. Një pacient është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së pasme të Repartit Infektiv.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me këtë rast ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.
Maqedonia e Veriut po përballet me një shtim të numrit të infektimeve me Covid-19. Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistuar 7.503 raste me coronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.

















