Lajme
E dielë tragjike/ Dy të mbytur nga Maqedonia në plazhin e Spillesë në Shqipëri

Shkuan në Shqipëri për pushime, por kjo e diel rezultoi tragjike për dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut!
Dy persona, rreth 70-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, humbën jetën mesditën e sotme, pasi u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë, raporton Shqiptarja.com
Nuk dihet nëse viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mësohet se ata ishin futur në ujë për t’u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas të Maqedononisë), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
















