Connect with us

Lajme

Dy të vdekur nga një aksident fatal në Fier

Publikuar

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës.

Raportohet se policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

Automjeti ndodhet i përmbysur në kanal dhe dyshohet për dy te vdekur në vend, përcjell Klankosova.tv.

Nga informacionet paraprake, viktimat mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në atë zonë.

Ka qenë GPS i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi automjeti për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që GPS tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte, shkruan BallkanWeb.

Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal.

Viktimat janë të moshës 50 dhe rreth 30 vjeç.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK