Connect with us

Shëndetësi

Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj thotë se po caktohen më shumë termine se sa ka kapacitet qendra (VIDEO)

Publikuar

më

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, janë ankuar se në platformën E-Kosova, janë duke u caktuar termine më shumë se që ka kapacitet qendra e vaksinimit në këtë qytet.

Sipas drejtoreshës Abetare Kurti-Maliqi, stafi që kanë nuk është i mjaftueshëm, andaj po iu duhet ti marrin edhe mjekët nga QKMF-ja, andaj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojnë numrin e ekipeve, apo të ulin numrin e terminëve ditore, që në këtë qendër shkojnë në 1200-1300.

Mes tjerash, ankesa kishte edhe për një ekip specializantësh, prej të cilëve 3 nuk kanë vinin. Ndërkaq, sipas koordinatores për vaksinim, Drita Nazifi-Emini, përpos kësaj, grumbuj po shkaktohen edhe nga ndërrimi i terminëve.

Por në Ministrinë e Shëndetësisë, mes tjerash si shkak e cilësojnë edhe shkuarjen e në qendra pa pasur termin, teksa caktimi i tyre thanë se bëhet në numrin e paraparë në Planin e Veprimit dhe aq sa qendrat mund të vaksinojnë në bazë të ekipeve.

Sipas tyre, janë duke u shfrytëzuar resurset humane për të rritur numrin e ekipeve të vaksinimit, ndërkohë që në baza ditore, aktualisht vaksinohen rreth 20 mijë persona.

The post Drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj thotë se po caktohen më shumë termine se sa ka kapacitet qendra (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK