Connect with us

Sport

Cungu: Po bëjmë punë të mirë, objektiv edhe arritja e rezultateve

Publikuar

Shqipëria U-19 vazhdon prej një jave grumbullimin dhe stërvitjet për ndeshjen miqësore që do të luajnë më datë 13 gusht, në Coverciano, ndaj Italisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armando Cungu kanë zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, si edhe kanë luajtur një ndeshje miqësore ndaj Turbinës ku triumfuan me rezultatin e thellë 4-0. Përpara nisjes për në Itali, fshf.org ka intervistuar trajnerin Cungu dhe lojtarët Preka e Nerguti.

Trajneri Armando Cungu, që gjatë këtij viti ka zhvilluar disa seleksionime dhe ndeshje miqësore me lojtarët e kampionatit shqiptar, tani ka në dispozicion dhe disa element që vijnë për herë të parë, kryesisht nga Italia ku pak kohë më parë u zhvilluan edhe disa seleksionime. Për përgatitjet dhe objektivat e skuadrës U-19 trajneri kuqezi është shumë i qartë.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin dhe stërvitjen që kanë zhvilluar djemtë, kështu që jam i bindur se këtë përkushtim që kanë në stërvitje do ta shfaqim edhe në ndeshjen ndaj Italisë. Ne vazhdojmë punën. Jemi në proces të përzgjedhjes, apo seleksionimit të lojtarëve, në mënyrë që të zgjedhim të duhurit për të qenë të gatshëm për eliminatoret e Europianit që janë në nëntor. Edhe kjo ndeshje me Italinë vlen në këtë drejtim. Në dy ndeshjet miqësore me Kosovën patëm mundësi të shikojmë për herë të parë lojtarët që luajnë jashtë kampionatit shqiptar, si këtë herë që na jepet për herë të dytë kjo mundësi, duke pasur më shumë theksin te lojtarë që luajnë në kampionatin italian. Duke parë që këtë ndeshje e luajmë në Itali besoj se këtë ndeshje e kanë edhe më të mundur për të qenë prezent. Kjo punë e tanishme është pjesë e punës dhe strategjisë tonë që në fund të jemi plotësisht të gatshëm për nëntorin, për eliminatoret”, u shpreh shkodrani.

Përzgjedhja e elementëve të duhur, me qëllim që të të ardhmen t’i shërbejnë edhe kombëtares së madhe, është objektivi primar i Cungut, që gjithsesi nuk fshihet dhe thekson se paralelisht do të kërkojë edhe arritjen e rezultateve.

“Unë dua të arrij në majat më të larta, unë, djemtë dhe Federata jemi në të njëjtin mendim. Unë garantoj që do të bëjmë përzgjedhjet më të mira të mundshme, do të jemi shumë dinjitozë dhe siҫ kam thënë edhe herë të tjera, do të bëjmë më të mirën me përzgjedhjen që të kemi lojtarë që do ndihmojnë nesër Kombëtaren e madhe. Objektivi i dytë, paralel me përzgjedhjen, është të kërkojmë rezultate, sepse kjo është një moshë madhore, me lojtarë që aderojnë në ekipe të para kështu që duhet të kërkojmë rezultatin. Elementët vendas? Kampionati shqiptar ka djem me cilësi të mira. Tani po na jepet mundësia të shikojmë element që luajnë në kampionate shumë të rëndësishme jashtë Shqipërie. Jam i bindur që ka lojtarë por shpresoj që edhe ne të biem në gjurmët e lojtarëve që janë më të mirët në këtë grupmoshë. I referohem lojtarëve që luajnë jashtë sepse në kampionatin shqiptar prej pesë muajsh jemi fokusuar shumë dhe kemi bërë zgjedhjet e duhura”, tha Cungu.

Lajme41 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme47 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni2 hours ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni4 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni5 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë5 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni5 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni6 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota6 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK