Connect with us

Sport

Cikalleshi në superformë, përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës!

Publikuar

Sezoni futbollistik 2021-2022 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist edhe në javën e dytë të Superligës turke duke rezultuar deçiziv për Konyaspor në sfidën ndaj Basaksehir pasi pak minuta para fundit të kohës së rregullt arriti të realizonte golin e përmbysjes 2-1 dhe të 3 pikëve për skuadrën nga Konya. Në një sfidë ky dy më të mirët në fushë për Konyasporin ishin dy futbollistët e përfaqësueses kuqezi Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshin që realizuan respektivisht nuk mund të mbetej pa u vlerësuar asnjëri prej tyre.

Bomberi kavajas është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dytë të Superligës turke nga një prej mediave më të njohura në Turqi për sportin Futbolarena. Përkrah emrave të spikatur si Bruno Peres i Trabzonspor, Luiz Gustavo i Fenerbahces, e Sofiane Feghouli i Galatasaray, Cikalleshi është rreshtuar në majën e sulmit në skemën 4-2-3-1. Mungon në 11-shen më të mirë të javës, Endri Çekiçi që gjithashtu realizoi një gol shumë të bukur ndaj Basaksehir. Konyaspor e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të Superligës turke duke grumbulluar 6 pikë në 2 javët e para falë finalizimeve të sulmuesit kavajas pikërisht në suksesin 0-1 ndaj Sivaspor në transfertë dhe në fitoren 2-1 me përmbysje përballë Basaksehir.

NA NDIQ NË FACEBOOK