Connect with us

Sport

Camavinga në Real Madrid, punë e kryer

Publikuar

Eduardo Camaving pritet të zyrtarizohet së shpejti te Real Madrid.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, oferta është pranuar nga Rennes për 31 milionë euro plus bonuset.

Camavinga tashmë i ka kompletuar dhe përfunduar testet mjekësore, transmeton Klankosova.tv.

Dokumentet në mes dy klubeve janë nënshkruar, ndërsa sot pritet zyrtarizimi.

Camavinga e ka zgjedhur Realin para Manchester United dhe Paris Saint-Germainit, të cilat ishin gjithashtu të interesuar që të nënshkruajnë me të.