Connect with us

Sport

Bundesliga ngre siparin e sezonit të ri, më e plotë se kurrë në Digitalb

Publikuar

Pushimet mbaruan, luhet Bundesliga. Këtë të premte rinis kampionat gjerman, një tjetër ekskluzivitet i Supersport që duke filluar nga ky sezon, sjell jo vetëm një numër më të madh ndeshjesh me të drejtat e plota të transmetimit të çdo eventi, por edhe ato të Bundesligës së dytë, për të mos humbur asgjë nga më e mira e futbollit teuton.

Bundesliga rinis këtë të premte dhe nderin për të zbritur të parët në fushë, e kanë kampionët e Bayernit të Mynihut, që sfidojnë Borusia M’Gladbach, natyrisht me transmetimin drejtpërdrejtë në ekranin e Supersport. Mes së shtunës dhe të dielës luhen të gjitha ndeshjet e tjera dhe mbyll programin e javës së parë sfida Koln-Herta e Berlinit të dielën në orën 17.30.

Bavarezët u kurorëzuan kampionë të Gjermanisë majin e kaluar kur fituan titullin e 9-të radhazi dhe tani ju duhet ta mbrojnë nga sulmi i Leipzig, Borusias së Dortmundit dhe jo vetëm. Bayerni ka marrë Upemacanon nga Leipzig, pa lëshuar të mëdhenjtë, që nga Alphonso Davies e deri te Kimmich Coman e Lewandowski.

Pas debutimit në Bundesliga vjen menjëherë sfida e rëndësishme me rivalët e Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë, edhe ajo ekzkluzivisht në Supersport. Borusia e Dortmundit i beson eksperiencës së Marko Rose në debutimin në stolin verdhezi, me trajnerin që i dha lamtumirën Gladbach dhe është gati për sfidën e re. Pasi ka marrë Malen nga PSV Eind’hoven organika në dispozicion të tij është e një kualiteti absolut, me emra si Hummels, Thorgan Hazard, Haaland, etj. dhe objektivi konkret është t’i rrëmbejë titullin Bayernit.

Përgjigjet në apel edhe Leipzig që ka shpenzuar më shumë se 90 milionë euro në merkato, ndryshe nga të tjerët. Kanë mbërritur Andre Silva nga Eintracht, Gvardiol nga Dinamo e Zagrebit, Angelino nga City e madje dhe Simakan nga Strasburgu dhe Henrichs nga Monaco. Bilanci është ekuilibruar në mënyrë perfekte me shitjet e Upemacano te Bayern për 42 milionë, Konate te Liverpool për 40 milionë dhe Wolf te Gladbach për rreth 9 milionë.

Ka shumë punë për të bërë për trajnerin amerikan Marcsh, i shkollës Red Bull, i cili vjen nga Salzburgu me të cilin fitoi dy tituj dhe dy Kupa të Austrisë. Disi më pas në radhën e favoritëve, të paktën në letër Leverkuseni, Wolfsburgu dhe Herta. Skuadrat e sapo-ngjitura janë Bochum dhe Greuther Furth.

NA NDIQ NË FACEBOOK