Lajme
Breshëri plumbash në drejtim të bashkëshortëve, ky është çifti Paluca që mbetën të plagosur mbrëmë në Kamëz

KAMËZ- Preng Paluca dhe Antoneta Paluca është çifti në foto, që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, nga një person ende i paidentifikuar.

Preng Paluca dhe Antoneta
Ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Preng Palucës, 50-vjeç dhe bashkëshortes se tij Antoneta Palucës. Menjëherë ata u dërguan në spital dhe sipas burimeve për mediat mësohet se bashkëshortja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Preng Paluca është në gjendje të rëndë./DOSJA.al



















