Connect with us

Lajme

Befasi në Bogovinë, Sulejmani do të jetë kandidat i ASH-së për kryetarë komune

Publikuar

Në Kuvendin e Degës së Bogovinës i cili u mbajt sot, ASH dhe Alternativa me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për Kryetar Komune, Sadik Sulejmani, mëson TetovaSot.

Kryetari i deritanishëm Albon Xhemaili, e uroi kandidatin e ri dhe i dëshiroi suksese në kampanjë duke premtuar mbështetjen e tij.

“Aleanca për Shqiptarët edhe një herë dëshmoi demokracinë brenda partiake, ku secili anëtar ka të drejtë të konkurojë dhe të pretendojë për të udhëhequr procese. Për biografinë e Kandidatit të ri të ASH dhe Alternativa për Kryetar Komune, ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK