Connect with us

Lajme

Basha: Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që s’e ke kursyer kurrë

Publikuar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën që po i jep Shqipërisë në luftën me zjarret.

Ai tha se ky bashkëpunim me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, ka shkruar ai në Facebook.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK