Sport
Barcelona nuk e përdor numrin 10

Fanella e famshme e Barcelonës me numrin 10 mbetet bosh për udhëtimin në Getafe këtë fundjavë, pas largimit të legjendës Lionel Messi në merkaton e verës.
Barça e ka ruajtur trashëgiminë e tij për momentin, pasi tregoi numrin e skuadrave të tyre para ndeshjes të së dielës kundër Getafes, ku fanella me numrin 10 mbeti bosh.
Nënshkrimet e reja, Memphis Depay dhe Sergio Aguero, u mbajtën larg nga fanella prestigjioze, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Philippe Coutinho do të veshë numrin 14 këtë sezon, ndërsa Rey Manaj tani zë numrin 17, të veshur më parë nga Ansu Fati. Kjo do të thotë që Fati tani ka nevojë për një fanellë të re këtë sezon, dhe duke qenë se ai shihet si superylli i ardhshëm, atij mund t’i jepet mundësia të veshë këpucët dhe fanellën e Messit.
34 vjeçari u largua nga Camp Nou pas më shumë se 20 vitesh shërbimi me gjigantët katalanas, duke u bërë lojtari i tyre më i madh ndonjëherë në këto dy dekada. Atij iu dha fanella me numrin 10 në vitin 2008, pas largimit të Ronaldinhos, dhe shpejt u bë sinonim i fanellës.






















