Connect with us

Lajme

Autobusi me pushues nga Kosova merr flakë në Himarë, s’ka të lënduar

Publikuar

Një autobus që kishte pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi me drejtues A. L. (38 vjeç), mori flakë sa ishte në lëvizjes ndërkohë që ishte me pasagjerë brenda.

Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit./ Shqiptarja.com

.

NA NDIQ NË FACEBOOK