Lajme
Atentat në Lushnje, 1 i vrarë dhe 1 i plagosur

Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, ndërsa tjetër është plagosur. Ngjarja sipas KlanNews ka ndodhur në qendër të qytetit dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i Bar Pedonales që ndodhet në këtë qytet.
Paraprakisht dyshohet se viktima është pikërisht pronari i lokalit, Bledar M., rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurit identiteti i tij nuk dihet ende.
Sipas gazetares, autorët dyshohet se kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima dhe i plagosuri po pinin kafe në lokal./tvklan.al














