Connect with us

Sport

“Aspirinat” i ulin entuziazmin Gladbachut, Sommer pëson katër gola

Publikuar

Borussia e Monchengladbachut pësoi një disfatë të rëndë 4-0 në fushën e Bayer Leverkusenit, duke zhvlerësuar në njëfarë mënyrë paraqitjen e mirë ndaj Bayernit në ndeshjen e parë të kampionatit. Një ndeshje për t’u harruar për portierin zvicëran, Yann Sommer, që devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në portën e tij që në minutën e tretë, ndërsa në të tetën u mposht nga Schick për golin e 2-0.

Stindl i Gladbachut gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të, duke humbur një mundësi që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës,

Gjatë pjesës së dytë “Aspirinat” shënuan edhe dy gola të tjerë me autorë Diaby dhe Amiri për rezultatin përfundimtar 4-0.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK