Connect with us

Sport

Asiston Çekiçi, shënon Cikalleshi, sulmuesit kuqezinj në formë

Publikuar

Një tjetër lojtar kuqezi e ka nisur mbarë sezonin futbollistik. Sokol Cikalleshi, futbollisti i Koniasporit, arriti të gjente golin që në ndeshjen e parë miqësore me ekipin turk duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në ndeshjen kundër Antaliasporit, sulmuesi kavajas bëri një paraqitje mjaft të mirë. Një gabim i kundërshtarit ka bërë që lojtari më i ri i Koniasporit, njëkohësisht edhe futbollist i Kombëtares Shqiptare, Endri Çekiçi, të përfitojë, duke asistuar aksidentalisht Cikalleshin, i cili nuk fali në minutat shtesë të ndeshjes.

Një nisje e mirë e Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë protagonist absolut edhe sezonin e kaluar me Koniasporin, duke rezultuar vendimtar në disa ndeshje. Debutim për t’u vlerësuar edhe i Çekiçit, i cili luajti ndeshjen e tij të parë në radhët e ekipit turk, pak ditë pasi u transferua nga skuadra e Ankaragucu.

Mesazhe pozitive për trajnerin e kuqezinjve, Edi Reja, i cili do të ketë gati në shtator disa golashënues, duke pasur parasysh që në javët e fundit kanë shënuar edhe Rei Manaj me Barcelonën, Armando Broja me Çelsin dhe Myrto Uzuni me Ferencvarosin.

Një lajm i mirë vjen nga Bundesliga austriake, aty ku sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni ka qenë protagonist dhe ka shënuar gol me ekipin e Tirolit në kampionat. Vrioni gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit, teksa ekzekutoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi, në sfidën kundër Austria Vien, që u mbyll në barazimin 1-1.

Ky është goli i parë me Tirolin në kampionatin austriak, pasi në ndeshjen e parë, sulmuesi kuqezi nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi. 22-vjeçari, në pronësi të Juventusit, është huazuar për një vit te skuadra e Tirolit, ku do të ketë hapësira për të luajtur në vazhdimësi.

NA NDIQ NË FACEBOOK