Connect with us

Lajme

ASH-AAA zyrtarizon kandidatin për komunën e Bogovinës

Publikuar

Sadik Sulejmani kandidati i ASH edhe Alternativës për Komunën e Bogovinës. Në Kuvendin e Degës së Bogovinës i cili u mbajt sot, ASH dhe Alternativa me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për Kryetar Komune, z. Sadik Sulejmani.

Kryetari i deritanishëm, Albon Xhemaili, e uroj kandidatin e ri dhe i dëshiroj sukses në kampanjë duke premtuar mbështetjen e tij.

Aleanca për Shqiptarët(ASH) edhe një herë dëshmoj demokracinë brenda partiake, ku secili anëtar ka të drejtë të konkuroj dhe të pretendoj për të udhëheq procese./INA

FOTO:

.

NA NDIQ NË FACEBOOK