Connect with us

Sport

Arsenali në bisedime me Bolognan për transferimin e Takehiro Tomiyasu

Publikuar

Arsenali është duke shikuar ende që të përforcohet në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Topçinjtë janë në bisedime me Bolognan për transferimin e Takehiro Tomiyasu.

Japonezi është ndjekur nga Topçinjtë gjatë gjithë verës dhe Tottenham gjithashtu bëri një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin para se të siguronte shërbimet e Cristian Romeros nga Atalanta.

Sipas The Athletic, Arsenali tani është duke punuar për të finalizuar një marrëveshje për 22-vjeçarin.

Japonezi luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

La Gazzetta dello Spot raporton sot se Tomiyasu mund të largohet nga Bolonja në ditën e fundit, por skuadra e Serie A dëshiron të paktën 23-25 milionë euro.

Athletic më tej deklaron se trajneri i Topçinjve Mikel Arteta ‘po shtyn që kjo marrëveshje të mbyllet’.

Tomiyasu iu bashkua Bolonjës nga VV Sint-Truiden në një marrëveshje prej 7 milionë eurosh në vitin 2019.

Ai bëri debutimin e tij për Japonin në 2018 dhe ka 23 paraqitje zyrtare.

NA NDIQ NË FACEBOOK