Connect with us

Sport

Armend Thaçi ftohet nga Kosova

Publikuar

Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga selektori Bernard Challandes, që t’i bashkohet dardanëve për ndeshjet e shtatorit.

Thaçi sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të jetë stërvitja e fundit e Kosovës në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.

Ekspedita e Dardanëve udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.

NA NDIQ NË FACEBOOK