Connect with us

Tech & Auto

Apple planifikon skanimin e iPhone që të parandalojë abuzimin e fëmijëve

Published

on

Apple ka njoftuar detajet e një sistemi për të gjetur raste të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) në pajisjet e klientëve amerikanë.

Para se një imazh të ruhet në iCloud Photos, teknologjia do të kërkojë nëse ajo fotografi ka ndonjë element të abuzimit seksual.

Apple tha se nëse imazhe të tilla gjenden në fotografi, një shqyrtues njerëzor do të vlerësojë dhe raportojë përdoruesin në organet kompetente ligjore.

Megjithatë ka shqetësime për privatësinë se teknologjia mund të zgjerohet për të skanuar telefonat për përmbajtje të ndaluar apo edhe fjalime politike.

Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët e sajm raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Apple tha se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të dalin më vonë këtë vit – do të kenë “aplikacione të reja të kriptografisë për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së CSAM në internet.

Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një bazë të dhënash të imazheve të njohura të abuzimit seksual të fëmijëve të përpiluara nga Qendra Kombëtare Amerikane për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC) dhe organizata të tjera të sigurisë së fëmijëve.

Ato imazhe janë përkthyer në “hashe”, kode numerike që mund të “përputhen” me një imazh në një pajisje Apple.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK